Banorët kanë pasur pikëpyetje për faktin se gjatë prime-t të djeshëm, nuk është diskutuar krisja e marrëdhënies mes Kristit dhe Keisit.
Ata kanë diskutuar së bashku në verandë për këtë çështje, duke ngritur hipoteza të ndryshme. Teksa disa prej tyre mendojnë se mund të diskutohet të martën, Luizi ka ngritur dyshime se ndarja mund të jetë një lojë mes dy banorëve.
Sipas tij, vëllai i madh dhe publiku di diçka që banorët aty brenda nuk e dinë dhe kjo ka bërë që të mos diskutohet.