Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur edhe për ‘shmangien’ e PD-së nga axhenda e takimeve të tij në Tiranë. Ai u shpreh se takimi me Metën nuk ka qenë në cilësinë e kryetarit të Partisë së Lirisë, por si ish president. Kurti u shpreh se e pa të udhës ta informonte për procesin e dialogut me Serbinë dhe për marrëveshjen e Ohrit.

“Kam takuar krerët e tri institucioneve shtetërore dhe ish presidentin Meta dhe kam konsideruar se është e nevojshme dhe atë ndonëse nuk është më President. E di që Tirana dhe gjitha Shqipëria janë në ethet e fushatës dhe përfitoj nga rasti t’i uroj një proces zgjedhor sa më demokratik.”– tha Kurti.