Klaudia Marku është shqiptarja e apasionuar pas motoçikletave. Ajo e ka marrë një të tillë për herë të parë në moshën 13-vjeçare dhe aktualisht është bërë virale në rrjet për shkak të videove me shpejtësi që realizon.
Klaudia jeton në Itali dhe në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ka treguar se motoçikletat janë thjesht një pasion i saj, pasi ka mbaruar studimet për kriminalistik dhe aktualisht punon në Gjykatë në Lombardi.
“Motorri i parë që kam pasur ka qenë në moshën 13-vjeçare. Jam rritur në Itali dhe këtu është normale që mosha e adoleshencës të ketë motorrini, motorra të vegjël.
Jam rritur në Siçilia dhe këtu kam pas dal me kushërinjtë e mi. Motorrin e parë ma kanë bërë dhuratë vëllezërit, sepse më konsideronin si vëllain e vogël, çuni i vogël i familjes. Edhe isha e apasionuar pas sportit.
Shpejtësinë maksimale e kam arritur me makinë, jo me motor. Kam publikuar shumë pak video, sepse shumicat mi bllokon TikTok-u, sepse thonë që paraqet rrezikshmëri. Këto janë disa video në fakt, sepse nuk jam e apasionuar shumë pas rrjeteve sociale.
Unë kam mbaruar për kriminalistik internacionale në Milano. Kam bërë specializimin në New York, sepse ëndrra ime ishte të zhvendosesha drejt SHBA, por kur kuptova që ata punonin shumë, thash jam më mirë në Itali.
Unë aktualisht punoj në Gjykatë këtu në Lombardi dhe kam vazhduar prej 6 vitesh punën”, u shpreh ajo.