Ky vit do të shënonte 32 vjet nga eksodi biblik i shqiptarëve në vitin 1991, kur me anije u turrën masivisht drejt brigjeve italiane pas një periudhe të gjatë izolimi. Dhe një ndër fotot më ikonike të atij çasti dramatik është padyshim ajo e shkrepur nga fotografi francez Georges Merilion, ku një çift shqiptar me pasaporta në duar puthen ndërsa kanë hipur në tren drejt “Botës së Lirë”.
Këtë foto, bashkëngjitur edhe disa të tjera, u sollën në rikujtesë nga gazetari shqiptar në Itali, , Arbër Agalliu, i cili hedh paralele të tragjedisë së emigrantëve në ditët e fundit në Itali, me dramën e shqiptarëve 32 vite më parë.
Frikë, shpresë dhe lumturi, jeta përtej dallgëve
Për mos të harruar
Nisur nga tragjedia e Cutros (Kalabri) dhe kohëve të vështira që po jetojmë, kam vendosur të ndaj me ju fotot e bashkatdhetarëve tanë shqiptarë, të cilët, duke filluar nga marsi i vitit 1991, shënuan në Itali fillimin e emigracionin masiv.
Do publikoj fotot tona deri më 8 gusht, dita simbolike e eksodit. Pikërisht më 8 gusht 1991, në portin e Barit u shfaq anija Vlora, me 20 mijë shqiptarët në bord, ajo u bë simboli i atij eksodi.
Dua të ndaj fotot e 1991-shit për të kujtuar vuajtjet e, vështirësitë tona, por edhe shpresën për një jetë më të mirë që kishim, të njëjtën shpresë dhe fat që kërkojnë sot “shqiptarët” e tjerë duke ia besuar jetën e tyre detit.
Për mos të harruar.”- shkruan ai përbri fotove.