Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën e sotme me një lajm të mirë, të cilin e ka postuar në rrjetin e tij social “facebook”.
Rama shkruan se fishat e diabetit do të jenë falas për të moshuarit mbi moshën 65-vjeç. Nga ky vendim do të përfitojnë 50 mijë të moshuar.
Sipas kryeministrit kjo të bëjë që gjysheve dhe gjyshërve t’i kursehet të paktën 1 pension mujor në vit.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES 😊
dhe me lajmin e mirë se fishat e diabetit tashmë garantohen FALAS për të moshuarit mbi 65 vjeç, duke u kursyer gjysheve dhe gjyshërve të paktën 1 pension mujor në vit, ju uroj një ditë të mbarë🙏