Liria e shtypit, mediat e vetë gazetarët ka qenë tematika e radhës ku kryeministri Rama u ndal. Në bashkëbisedimin e tij me Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Rama foli për gazetarët në tërësi, të cilët sipas tij janë më të keq paguarit në treg, pre e pronarëve të medias. Sipas tij, pronarë të medias ‘kërcënojnë’ me gjepurat që u vijnë nëpër mend në mënyrë që të trajtohen ndryshe nga qytetarët e thjeshtë. Rama thotë se pronarët e mediave gjithashtu duhet të ndëshkohen, të paguajnë taksat, tatimet e qiratë e bizneseve të tyre të tjera, sepse duhet të tregohemi të drejtë me gjithkënd. Më tej, Rama shton se jo çdo kush që ka mundësi dhe hapësirë të shkruajë, është gazetar, sepse nuk mund të quash gazetari aludimet pa fakte.
‘Por të thuash që liri e medias është për të thënë gjithçka të thënë nëpër mend dhe çdo akuzë që të vjen në mend dhe të thuash se pranon se është kritikë… këtë se kuptoj.
Pronarët e medias të cilët janë pronarë kompanisë që bëjnë evazion fiskal dhe që çohen në prokurori për prova të qarta evazioni fiskal. Apo që nuk paguajnë prej vitesh objekte publike, ajo është një gjë tjetër. Është e thjeshtë që të thuash ‘Ti do paguash taksat, tatimet, qiranë, ndërtim në mënyrë të ligjshme vetëm se je kritik’… jo më fal, pronarët e mediave gjithashtu janë qytetarë. Ne kurrë nuk kemi gjobitur një media, edhe pse duhet. Pse? Sepse ka probleme me pagat e gazetarëve, shkojini shihini pagat e tyre. Sepse janë të nënpaguar, dhe paguhen shumë me para në dorë e kështu me radhë. Kjo gjë nuk do të tolerohet, ka qenë e gabuar që është toleruar. Kjo gjëja që nuk lejohet të bëjnë pyetje të vështira, është tërësisht e pavërtete. Mund të jenë si të duan. Unë kam rrezikuar jetën për lirinë e fjalës,kam ende plagë në kokë. Egërisa morale dhe çdo njeri me laps që i thotë vetes gazetar, kjo nuk është një gjë që unë ndaj të njëjtën pikëpamje. Lapsin e keni ju, shkruani, por unë s’do pranoj çdo lloj gjepure që shkruani ju.’- tha Rama.