Kreu i qeverisë është shprehur se e kanë pezulluar projektin e pasaportave të arta derisa të marrë vendim gjykata europiane.

“E kemi pezulluar projektin e pasaportave të arta. Nuk do ta nxjerrim më këtë inciativë në tavolinë pa vendosur gjykata europiane. Nëse vendos gjykata europiane kundër, nuk do e hapim më si çështje”, tha Rama.