Kreu i qeverisë Edi Rama në vizitën e tij në Britani ka folur dhe në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Rama theksoi se BE ka qenë hipokrite me Shqipërinë pasi sipas tij vendi ynë i ka bërë detyrat e shtëpisë.
Më tej ai ka theksuar se lufta në Ukrainë e solli në vetë BE në aspektin gjeopolitik. Janë më vigjilent dhe e kuptojnë që nuk mund ta lënë Ballkanin jashtë
“Edhe BE nuk di gjë për këtë, askush nuk e di. Por, pjesa më e vështirë është që ne duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë. Po duhet t’i përmbushim për t’u bërë qejfin, por se këto detyra shtëpie mundësojnë një demokraci moderne dhe funksionale. Dhe kjo do të thotë, që të kesh ndarjen e pushteteve, me vepra jo me fjalë.
Kjo do të thotë që të kemi drejtësi të pavarur. Dhe kjo do ta bëjë Shqipërinë një shtet modern dhe evropian. Kemi parë një BE që ka qenë hipokrit me ne, sepse ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë por nuk ishte e mjaftueshme, sepse ata kishin problemet e tyre.
BE ndonjëherë është federatë egosh, ka 27 zgjedhje për çdo gjë dhe nuk janë në të njëjtën ditë. Duhet ta lexosh BE duke parë zgjedhjet. Nuk ka rëndësi nëse i bën apo jo detyrat e shtëpisë, sepse ndërkohë na dalin zgjedhje ne Holandë.
Në atë kohë na u desh që të përballeshim me të njëjtën retorikë siç bën Britania sot. Dhe aso kohe përdorej armiku në titullin kryesor dhe kjo i ka bërë shqiptarët me gomone si vikingë për të pushtuar Anglinë Perëndimore. Lufta në Ukrainë e solli në vetë BE në aspektin gjeopolitik. Janë më vigjilent dhe e kuptojnë që nuk mund ta lënë Ballkanin jashtë”- tha Rama.