Markata e re e fruta-perimeve në Lushnjë i mundëson fermerëve t’i tregtojnë prodhimet e tyre bujqësore në mjedise moderne dhe brenda të gjitha kushteve të nevojshme.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga markata e re e fruta-perimeve në Lushnjë.
Rama tha se “markata e re e fruta-perimeve në Lushnjë është një hapësirë e bollshme ndërtuar me standardet më të mira higjeno-sanitare, dhe që mbi të gjitha do të jetë një pikë takimi e shumëpritur mes fermerëve dhe konsumatorëve të zonës, ku do të tregtohen produktet e stinës”.
Ky investim është shumë i rëndësishëm pasi u vjen në ndihmë fermerëve, të cilët tashmë do të kenë ku të tregtojnë produktet e tyre brenda të gjitha standardeve të nevojshme.