Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar kryebashkiakun Erion Veliaj për punën e bërë në Tiranë dhe për optizmin e pashërueshëm siç e cilësoi ai.
Duke folur në prezantimin e strategjisë së zhvillimit të Tiranës. Rama tha se Bashkia e Tiranës është sektor prioritar i veçantë.
“Bashkia e Tiranës është sektor prioritar i veçantë. Nuk dua të zgjatem më shumë, ju falenderoj shumë për mundësinë. Falenderoj të gjithë ata qa që kanë kontributin e tyre në këto që pamë dhe natyrisht përgëzoj dhe Erionin për drejtimin, për punën dhe për optimizmin e tij të pashërueshëm”, tha Rama.
Ndërsa kryebashkiaku Veliaj falenderoi kreun e qeverisë për mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e vendit. “Shumë faleminderit Edi Ramës për mbështetjen dhe për gjithë energjinë e pafundme për të ecur përpara”, tha Veliaj.