Me siguri të plotë, kryeministri Rama ka siguruar mbrëmjen e sotme në “Top Story” gazetarët e Top Channel të vazhdojnë të qetë aktivitetin e tyre pasi nuk ka asnjë cënim ndaj tyre
Ai premtoi mbrëmjen e sotme se do të bëhet e pamundura për të gjetur autorët pasi serioziteti i kësaj çështjeje është shumë i madh.
Rama gjatë fjalës së tij i ka përcjellë gjithashtu edhe ngushëllimet familjarëve të viktimës.
“Ky është një agresion që nuk mund të ndahet dot nga fakti që është goditur në institucion kombëtar. Mbase jetojmë në realitete të ndryshme ju jetoni në realitetin e ekraneve unë në atë të statistikave, unë them këtë është një agresion ndaj institucionit të medias, për të goditur autorët do e bëjmë kur të dalin. Më e bukura është se Top Channel është i vetëpërmbajtur ndërsa disa të tjerë që duhet të ndjekin rastin e Top Channel gjejnë rastin të bëjnë propagandë. Liria e medias sot është kërcënuar drejtpërdrejtë dhe Top Channel jep shembullin se si një media që ka respekt për veten e të vërtetën nuk shfrytëzon breshërinë e plumbave për të bërë viktimën por e ngre problemin me gjithë fisnikërinë dhe kjo është arsyeja përse dola sot këtu.”- tha Rama.
A është Top Channel në një situatë të sigurt?
“Kjo nuk është një ngjarje e radhës, është një nga ato ngjarje që ndodhin si rrufe në qiell të pastër dhe nuk përbën vazhdimësi, kjo është diçka e lidhur drejtpërdrejtë me Top Channel, qeveria ka qenë një ndër shënjestrat e Top Channel dhe jam sot këtu e ajo çfarë mund të them është se nuk ka mundësi e shans të dalë dikush nga Top Channel qofshin pronarë apo gazetarë të thotë që në një sekondë të ketë ndjerë që qeveria t’i ketë ushtruar presion apo polemikën ta ketë parë në një polemikë të përkthyer në veprim. Që serioziteti i kësaj çështje është kaq i madh është dhe ju siguroj që e kuptoj dhe ndjej shumë thellë këtë goditje dhe do bëjmë çmos të gjejmë autorët, i them individëve që janë pjesë e këtij institucioni të vazhdojnë kryelartë misionin e tyre. Dua të më jepni mundësinë ti përcjell ngushëllimet e mia familjes së të ndjerit punonjësit të sigurisë, është një arsye më shumë që të bëjmë çmos për të zbuluar motivet e ngjarjes. Unë dhe qeveria që unë drejtoj nuk kanë ndërhyrë kurrë në asnjë milimetër të lirisë së medias.”- tha Rama