Në vijim të vizitës së tij në Athinë, kryeministri Edi Rama e nisi agjendën e tij politike me takime në parlamentin helen, ku u takua me kryetarin Konstantinos Tasoulas.
Tasulas pasi i uroi mirëseardhjen delegacionit shqiptar, vlerësoi miqësinë mes dy vendeve dhe urat lidhëse mes dy popujve, siç janë minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi.
Tasulas përsëriti qëndrimin e Greqisë për mbështetjen e vendit në Bashkimin Europian, ku siç tha ai, vendet anëtare gëzojnë benefite.
Rama e falënderoi për pritjen dhe vlerësoi rolin e Greqisë në rrugën euroiane të Shqipërisë.