Kryeministri Edi Rama uka bërë thirrje të rinjëve në çdo fushë, por edhe profesionistëve të japin më të mirën në vendin e tyre pasi do të shpërblehen. Kryeministri u shpreh se qëllimi i qeverisë është krijimi i një piramide shtetërore të pagave. Ai madje bëri dhe një batutë për kryebashkiakun të cilin e përgëzoi për punën.
“Në kushtet ku ne po rritemi në çdo fushë, rritje si askush tjetër si në turizëm. Kjo rritje kycce duhet të mbështetet nga një prodhim agrotektural, bujqësi etj. Kjo kërkon shumë gjëra por kërkon më së tepërmi njerëz që dijnë shumë.
Edhe profesione të tjera ka të nevojshme. Dhe ne po u themi më të mirëve, mjafton të vini në punë aftësitë tuaja dhe ju e keni vendin. Ne duam që t’i sjellim të gjitha këto në një piramidë shtetërore të pagave.
Natyrisht bashkia e Tiranës është sektor prioritet i veçantë. Të kesh qenë kryebashiak dhe të shohësh zhvillimin thua me vete “Paç fatin e Lali Erit”. Përgëzoj edhe Erionin për drejtimin, punën dhe për optimizmin e tij të pashërueshëm.”- tha Rama.