Kryeministri Rama ka reaguar pasi ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Europian miratuan sot vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel.
“Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Europës!
Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Europian🙏” shkruan Rama.