Real Madridi bëri të ditur se kërkon të pranohet në gjyqin ndaj Barcelonës për ‘rastin Negreira’ si palë e dëmtuar. Njoftimi vjen me një deklaratë zyrtare: “Bordi i drejtorëve të Real Madrid CF, në mbledhjen e mbajtur sot, mësoi për akuzat e rënda të bëra nga prokurori i Barcelonës kundër FC Barcelona, dy prej presidentëve të saj, Josep María Bartomeu dhe Sandro Rosell, dhe ish-drejtorët Albert Soler dhe Óscar Grau…
Kjo në bazë të krimeve të mundshme, ndër të tjera, të korrupsionit në sektorin e sportit, në kontekstin e marrëdhënies së krijuar nga klubi në fjalë me ish-zëvendëspresidentin e gjyqtari i Komitetit Teknik, José María Enríquez Negreira.
Real Madrid shpreh shqetësimin e tij të thellë për seriozitetin e fakteve dhe rithekson besimin e tij të plotë në veprimin e drejtësisë dhe ka rënë dakord që, në mbrojtje të interesave të tij legjitime, do të paraqitet në procedim sapo gjyqtari te jape ok”.
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone foli për ‘Case Negreira’, një skandal që përfshin Barcelonën: “Këto janë çështje që duhet të zgjidhen nga ata që kanë kompetencë – deklaroi ai në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Girona -, të gjithë duhet të konkurrojnë me të njëjtat rregulla. Por kur mbyllet një derë, hapet edhe një dritare”, tha ai.
Duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Athetic, trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez komentoi gjithashtu thashethemet e fundit në lidhje me rastin Negreira: “Nuk e di se çfarë po kërkojnë. Jam i fokusuar te lojtarët, në lojën, në ndeshjet. Se ajo që po ndodh nuk do të na destabilizojë. Nuk e di nëse Madridi ndihet i dëmtuar apo jo, është një pyetje që duhet t’ia bëni atyre”.