Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, njoftoi se tanket “Challenger 2” të dërguara nga Britania e Madhe mbërritën në vendin e tij, transmeton Anadolu.
Reznikov bëri një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale për tanket e dërguara në Ukrainë në kuadër të “koalicionit të tankeve” të Perëndimit. “Tanket Challenge 2 të furnizuara nga Britania e Madhe sapo kanë mbërritur në vendin tonë” tha Reznikov dhe falënderoi qeverinë britanike dhe popullin e saj për tanket. Ministri Reznikov tha se tanket janë testuar dhe së shpejti do të fillojnë detyrat e tyre luftarake.
“Rusia sulmoi Ukrainën me 15 dronë”
Nga ana tjetër, në deklaratën e bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, thuhet se ushtria ruse ka kryer 24 sulme ajrore dhe 12 raketa ditën e fundit.
Në deklaratën ku pretendohet se rusët po përdornin taktikën “terrorizmi kundër civilëve”, thuhet: “Si rezultat i sulmit me raketa në infrastrukturën e qytetit të Slovyansk në rajonin e Donetsk dje, u vranë dhe u plagosën civilë”. Në deklaratë, raportohet se një objekt civil është dëmtuar në sulmin ajror të kryer nga rusët në qytetin Berislav në rajonin Kherson.
Thuhet se Rusia sulmoi me mjete ajrore pa pilot (UAV) gjatë natës dhe se 14 prej tyre u rrëzuan nga forcat ukrainase.
“Pavarësisht parashikimeve të ndryshme, ne po mbajmë Bakhmutin” Komandanti i Forcave Tokësore të Ukrainës, Alexander Sirskiy, vlerësoi situatën në front në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale. Duke thënë se rusët po përpiqen të përqendrojnë përpjekjet e tyre kryesore në drejtim të Bakhmutit, Sirskiy tha: “Ata vazhdojnë përpjekjet e tyre për të rrethuar dhe pushtuar qytetin”.
“Falë heroizmit dhe profesionalizmit të ushtrisë sonë, veprimeve të afta dhe të koordinuara, manovrimit dhe përdorimit efektiv të armëve, ne po e mbajmë Bahmutin pavarësisht parashikimeve të ndryshme”, tha Sirskiy. Duke theksuar se qëllimi i tyre kryesor është “të shterojnë fuqinë superiore të ushtrisë ruse dhe të shkaktojnë humbje të rënda”, Sirskiy tha: “Kjo do të mundësojë çlirimin e tokave të Ukrainës dhe do të krijojë kushtet e nevojshme për të përshpejtuar fitoren tonë”.