Pas largimit të Sabianit nga shtëpia e BBV, Kejsi vendosi të shkëputet nga lidhja me Kristin. Ky i fundit duket se ka bërë për vete Sabianin, i cili përmes një postimi ka treguar se ka ndryshur mendim për të dhe e mbështet në eleminimin e vështirë të kësaj jave.

Sabiani duket se po e mbështet Kristin edhe pas daljes nga BBV, ky i fundit ka reaguar me thirrje pozitive ndaj tij, që të kalojë nominimin për këtë javë. Sabiani ka votuar që nga shtëpia të dalë Armaldo dhe ka publikuar dhe provën për këtë në Instagram.

Në këtë foto, Sabiani ka dhe një mesazh për Kristin, të cilin e ka bërë madje “tag”, e thotë “Forca Kristi mos dil e lufto për ato që do”.