Sali Berisha nuk ndalet para asgjëje. Ai ka përdhosur festën e bektashinjve, duke u lutur që Sulltan Novruzi tjetër, ta gjejë pa Sulltan Surrelin, duke iu referuar Edi Ramës.
“Të dashur miq,
Bektashinjve shqiptarë ju uroj nga zemra gëzuar ditën e madhe dhe të bekuar, Sulltan Novruzin.
Kjo ditë për bektashinjtë dhe mbarë besimtarët e Zotit, është ditë besimi, mbarësie dhe shprese.
Për të gjithë ne, ditë e lindjes, jetës dhe shpresës së pashuar! Le të urojmë që Sulltan Novruzi tjetër të na gjejë më mirë në paqe, harmoni dhe pa monizmin e narkoshtetin e Sulltan Salep Surrelit”, shkruan Berisha, që politizon kështu edhe festat fetare.