Kreu i qeverisë, Edi Rama thotë se Shqipëria është i vetmi vend i rajonit që ka ngritur stekën në pikën që s’ka qenë më parë. Për këtë i referohet Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet në vjeshtë në Tiranë dheshprehet se fqinjët duhet të marrin shembull.

“Sa i përket samitit, është një kënaqësi, nder dhe një shprehje besimi por edhe një detyrim ndaj aleatëve tanë aq të rëndësishëm, Gjermanisë, fakti që samiti i Procesit të Berlinit vjen në rajon, në Tiranë. Edhe samiti i 6 dhjetorit ishte dicka që ka lënë gjurmë të thellë tek ne, e cila mbi të gjitha është barrë për të merituar respektin që kemi merituar për të thelluar rrugën tonë duheu bërë vcend gjithnjë e më europian që janë edhe sfidat kryesore. Një vend, shembull në luftën kundër korrupsionit, jemi i vetmi vend në rajon që e kemi ngritur në stekën që s’ka qenë kurrë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë dhe vendet e rajonit duhet të marrin shembull që drejtësia të bëjë punën e saj. Ka ende shumë për të bërë por ka ardhur dita dhe është bërë fakt që edhe njerëz me profil të lartë të ldhur me shumicën qeverisëse mund të shkojnë para drejtësisë. Këto janë shenja shumë domethënëse të një rruge që vijon. Procesi i Berlinit është për ta shtyrë më tutje këtë rrugë. Kombnimi i gjithë aspekteve ekonomike dhe financiare të Procesit të Berlinit me shtysën e re që Scholz me Macron po i japin dhe normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, na bën optimist për të nesërmen e rajonit tonë”, tha Rama.