Kryeministri i Kosovës Albin Kurti falënderoi Rifat Jasharin, vëllain e komandantit ikonik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në 25-vjetorin e rënies së familjes Jashari,

Kurti foli në seancën solemne të Kuvendit për punët që po bëhen për kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.

“Qëllimi i këtij projekti që është në fazën e shpalljes së konkursit ndërkombëtar, është që institucionet të investojnë ashtu që i gjithë fshati Prekaz të shndërrohet në një peizazh kulturor historik ku shqiptarët dhe gjithë njerëzit do të mund të shkojnë për t’u njohur me gjithë historinë e Jasharëve”, tha Kurti.