Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Helga Maria Schmid ndodhet sot në Tiranë për takime me zyrtarë të nivelit të lartë, parlamentarë, staf të OSBE-së dhe aktorë të tjerë në Shqipëri.
Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së ka takuar ministren e Jashtme Olta Xhaçka, ku edhe kanë zhvilluar një deklaratë për mediat.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka tha se ka siguruar sekretaren e Përgjithshme në OSBE për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
‘Shqipëria ka ruajtur rol të rëndësishëm në KS për të mbështetur Ukrainën dhe për të izoluar Rusinë. Ne jemi anëtarë të rinj të grupit të miqve për llogari dhënie si një instrument i rëndësishëm. E sigurova sekretaren e Përgjithshme do vazhdojmë të jemi të përkushtuar për sigurinë, paqen dhe stabilitetit dhe reformave në rajonin tonë Ballkanin Perëndimor.
Vetëm pak ditë nga sot do të vizitoj Bujar Osmanin në Shkup dhe një ndër temat e diskutimit është sesi do e përdorim mandatin tonë në KS dhe Presidencën e Maqedonisë së Veriut për të shkëmbyer bashkëpunimet mes dy vendeve. Këto janë prioritete të Shqipërisë. Misioni i OSBE vazhdon të jetë një partner dhe vazhdon të kemi një bashkëpunim shumë të mirë, ne gjithsesi vazhdojmë ta mbështesim në reformimin dhe demokratizmin e vendit.’- tha Xhaçka.