Një konflikt mes disa djemve ka ndodhur gjatë orëve të fundit në një lokal të Tiranës. Ata kanë debatuar për motive të dobëta dhe kanë goditur njëri-tjetrin me mjete prerëse si dhe kanë dëmtuar tavolinat e lokalit.

Për këtë është vënë në pranga 28-vjecari i identifikuar si R.H., si dhe është vënë nën hetim 42-vjeçari i identifikuar si B.S.

Këta të dy, në bashkëpunim me njëri-tjetrin goditën me mjete prerëse dy të rinjtë K. S., 27 vjeç dhe K. S., 31 vjeç. Gjithashtu, shtetasi B. S. ka dëmtuar tavolinat e lokalit ku ndodhi konflikti.

Ende nuk dihen detajet se si nisi sherri mes djemve.