Një sherr për motive të dobëta mes të miturve, përfundoi me plagosjen e njërit prej tyre në Pofradec.

Ngjarja në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen nr 1 në qytet, në një pikë lojërash për të rinj afër zonës së Agjencisë.
Mësohet se dy të mitur janë konfliktuar dhe njëri prej tyre ka nxjerrë një biçak duke e goditur tjetrin në bark.

Fatmirësisht, i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën pasi plaga ka qenë sipërfaqësore. Mësohet se dy të miturit janë rreth 15 vjeç, ndërsa po bëhen veprimet e mëtejshme nga policia dhe prokuroria për ngjarjen.