Gazetari Artan Hoxha ka hedhur dyshime të forta se sulmin me grusht ndaj Sali Berishës në protestën që ngriti vet është organizuar nga Ilir Meta. Hoxha tha se është i dyshuari kryesor, pasi vetëm ai përfitoi nga kjo ngjarje.
A mendon që sulmin me grusht ndaj Sali Berishës e përgatiti Ilir Meta?
“Populli shqiptar thotë ‘kur zihen dy, fiton një i tretë’. Në atë rast Berisha tha më qëlloi Rama, grushti që pësoi Berisha i mori vëmendjen Ramës, i vetmi që përfitoi në atë histori është Ilir Meta.
Një hetim nis nga pyetja “kush përfitoi?” Dhe unë mendoj që personi që përfitoi është i dyshuar kryesor që e ka organizuar këtë gjë, ka gjet një moment kur dy rivalet kundërshtar janë përqendruar të njeri-tjetri dhe vjen një i tretë edhe likujdon hesapet. Në rastin konkret thyerja e mitit të Berishës është më e rëndë se vetja goditja që ka marrë sepse deri aty, jo vetëm ata që e mbështesin Berishën, por gjithë shqiptarët mendonin që Berisha është një politikan i fortë.
Një nga fuqitë që kishte Berisha, kishte pikërisht pathyeshmërinë, paprekshmërinë. Kemi parë që Enver Hoxhën e rrëzua bust prej bronxi, ne Berishën e pamë ta rrëzonin, mitin e Berishës për së gjalli.”, tha Hoxha.