Nga Rafaela Prifti/
Mira Murati eshte Drejtoreshe Teknologe ne Open AI (Inteligjenca Artificiale e hapur) kompania qe shpalosi teknologjine e re GPT-4 kater muaj pasi modeli ChatGPT e shastisi ‘kryeqytetin’ e kesaj industrije, Silicon Valley. Nese nuk e keni degjuar emrin e saj, Mira Murati u lind ne Shqiperi ne 1986. Pasi ka kryer studimet me rezultate te shkelqyera ne vendlindje, ka ardhur ne Shtetet e Bashkuara per te vazhduar edukimin pasuniversitar ne fushen e inxhinjerise.
U punesua ne Zodiac Aerospace dhe per tri vjet te tjera te Tesla por ne 2018 hyri ne OpenAI ku mbikqyr Chat GPT si Drejtoreshe Teknologe. Pikerisht kater muaj me pare, kjo kompani e vogel dominoi debatet ne industrine teknologjike kur prezantoi nje model qe kishte aftesine t’ju pergjigjej pyetjeve komplekse, madje mund te shkruante poezi dhe te imitonte ndjenjat njerezore.
Tani kompania ka nxjerre nje model te ri dhe te permiresuar duke nxjerr ne plan te pare garen per inteligjencen artificiale dhe ethet se kush do te jete ne balle te industrise. Programatoret dhe drejtuesit e kesaj fushe e krahasojne momentin e tanishem me krijimin e aplikacioneve te cilat duke filluar nga 1996 u bene motorat e kerkimeve ne internet si Microsoft Edge, Google Chrome, Internet Explorer etj. Tani mund te jemi ne nje pike te paparashikuar per industrine teknologjike ne dhjetevjecaret e fundit, thone ata.
Per sa i takon perdorimeve praktike, disa kompani dhe individe e kane inkuadruar ate ne sistemet e punes dhe portale te tregtise virtuale. Gjenialiteti i ChatGPT eshte aftesia per te kuptuar modelet dhe ne formulimin e te menduarit abstrakt si edhe zotesine per te pergjithsuar ne forme logjike, thote Mira Murati ne intervisten e saj me Revisten Nderkombetare te Financave. Teknologjia e OpenAI funksionon ne nivel eksperti ne subjekte te caktuara por eshte diletante ne disa te tjera. Nuk mund te zevendesoje arsyetimin njerezor. Ashtu sic mund te tregoje nje barcelete por nuk e ka konceptin se cfare e shkakton te qeshuren. Modeli bazohet ne te njejten teknologji si Siri dhe eshte ndertuar si nje “rrjet neuroni” nga nje sistem matematikor qe meson nepermjet analizimit te te dhenave (data).
Per mesuesit dhe studentet modeli ka paraqitur sfida te reja meqe mund te perdoret per te shkruar ese, teza, per te dhene provime shkolle etj. Eshte e qarte se kjo teknologji do te mbylle shume vende pune psh ne firma juridike, banka, zyra te pergatitjes se taksave etj., por krijuesit thone se edhe do hap mundesi te tjera punesimi. Mbetet per tu pare sesa te verteta do dalin parashikimet e tyre.
Nga aplikacioni qe ka aftesine te shkruaje vazhdimin e nje teksti ne baze te te dhenave qe ka marre paraprakisht, brenda nje kohe te shkurter, kompania arriti te krijoje DALL-E, nje stad me i perparuar qe mund ta beje kete me imazhe dhe foto, duke dhene krijime origjinale dixhitale. Mira Murati flet hapur si per perparesite dhe mundesite dobiprurese ne fushen e arsimit dhe shendetesise por edhe per dobesite vecanerisht ne aspektin etik dhe moral sic eshte keqperdorimi dhe abuzimi nga persona keqdashes.
Per te qene te pergjegjshem, ajo thote se rregullatoret duhet te jene te perfshire ne kete proces nderkohe qe raporti midis teknologjise dhe shoqerise duhet te jete i dyanshem. “Synimi duhet te jete demokratizimi i inteligjences artificiale dhe per te qene funksionale ajo duhet te jete ne duart e te gjitheve,” veren ajo ne bisede me revisten Gruaja Globale. Sistemet e Inteligjences Artificiale jane duke evoluar dhe duke u perhapur cdo dite e me shume. Ndikimi i tyre ne jeten praktike eshte i pashmangshem. Shume kompani mund te falimentojne prej saj por ato qe do dine si ta perdorin do arrijne majat e suksesit.