Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet me prioritet maksimal për të zbardhur të gjitha rrethanat se si është liruar nga burgu Dan Hutra, autori i një masakre të trefishtë më 1 mars në kryeqytet dhe plagosjen e tre femrave të tjera në po të njëjtën ditë.
Dan Hutra rezulton autor i një tjetër krimi të rëndë të ndodhur në vitin 2007 ku ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij.
“Inspektori i Larte i Drejtesise i ka dhene prioritet maksimal verifikimit te kesaj ceshtje dhe ne perfundim do te dale dhe me nje njoftim publik per gjetjet e raportit te verifikimit’, thuhet ne njoftimin per mediat.
Njoftimi
Mbi rastin e individit Dan Hutra, po ju informoj se ka nisur verifikimi, qe nenkupton administrim zyrtar shkresor, i cili me pas do analizohet nga inspektore te ILD-se.
Pra nje proces qe do kohen e vet, por duke ndare plotesisht ndjeshmerine e larte njerezore te ngjarjes dhe sqarimin sa me pare te situates ne lidhje me pergjegjesite disiplinore eventuale te cdo magjistrati, Inspektori i Larte i Drejtesise i ka dhene prioritet maksimal verifikimit te kesaj ceshtje dhe ne perfundim do te dale dhe me nje njoftim publik per gjetjet e raportit te verifikimit.