Nuk ka përfunduar ende në mediat e huaja jehona e publikimit të dokumenteve, që tregonin disa pagesa të 2017-tës të Monika Kryemadhit me biznesmenë rusë të cilët rezultojnë të kenë lidhje me Kremlinin.

Ditën e sotme, një media që publikon skandalet politike ndërkombëtare, ka shkruar një artikull rreth bashkëpunimit të kryemadhit me biznesmenët rusë, ku thuhet se pagesat ndaj kryemadhit janë bërë nga një kompani e kontrolluar nga Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan dhe mbetet ende enigmë arsyeja e këtyre pagesave.

Javën e kaluar, Monika Kryemadhi, ish-zonja e parë e Shqipërisë, u rikthye fuqishëm në titujt kryesore të lajmeve në vendin e saj, shkruan International Policy Digest. Publikimi i atyre dokumenteve ngjalli një debat të zjarrtë mbi ndikimin e vazhdueshëm të Rusisë në Shqipëri dhe në Ballkan, thuhet më tej.

Në vend që të përpiqej të përgënjeshtronte akuzat kundër saj, Kryemadhi tentoi të diskreditonte dhe siç thuhet, ta shtynte të heshtte median që publikoi fillimisht faksimilet. Lidhjet e dukshme të ish-zonjës së parë me interesat ruse dhe taktikat e mëvonshme që ajo përdori për t’i mbuluar ato janë vetëm shembulli më i fundit i një modeli më të gjerë të ndikimit tinëzar në rritje të Rusisë, parave ruse dhe propagandës ruse në Ballkanin Perëndimor, vazhdon shkrimi i fundit.

Pagesat që ka marrë Kryemadhi thuhet se janë bërë nga një kompani e kontrolluar nga Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan. Smuzikov dhe Kaplan u zbuluan gjithashtu nga Reuters se qëndronin gjithashtu pas një kompanie të fshehtë britanike që paraqiste oferta për të marrë përsipër distributorin kryesor të naftës në Maqedoni Makpetrol.

Kryemadhi thuhet se ka bërë një pagesë për një kompani që kontrollohet nga Vitaly Savvin, një tjetër tregtar rus i naftës dhe ish-partner biznesi i Smuzikov.

Kompania ruse e naftës e Savvin u zbulua nga Forbes se ishte një nga donatorët më të mëdhenj të partisë politike në pushtet të Vladimir Putin, Rusia e Bashkuar, nënvizohet më tej. Faksimilet e transfertave të Kryemadhit u publikuan fillimisht nga EuReporter.

Është e paqartë përse Kryemadhi i ka marrë këto pagesa nga këta biznesmenë rusë. Siç përshkruhet në dokumente, referencat e pagesës përfshijnë ‘dividendë për aksionerët’ dhe ‘shërbimet e marketingut’.

Link i plotë: https://intpolicydigest.org/the-many-scandals-of-albania-s-former-first-lady/