Kur na ndajnë më pak se 60 ditë nga zgjedhjet vendore, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vijon të dominojë në të gjitha sondazhet në lidhje me garën për bashkinë e Tiranës. Në sondazhin e publikuar mbrëmjen e sotme nga “Euronews”, bie në sy se Veliaj kryeson me më shumë se gjysmën e votave, konkretisht 55.6% të votave.
Nga ana tjetër kandidati jozyrtar i dyshes Berisha-Meta, Belind Këlliçi nuk kalon më shumë se 32.6 për qind të votave.
Ajo që bie në sy është se me afrimin e datës së zgjedhjeve, kryebashkiaku aktual Erion Veliaj vijon të rritet në sondazhe.
Krahasuar me sondazhin e mëparshëm, Veliaj vijon rritjen e pandalshme përballë Belind Këlliçit duke treguar epërsi të dukshme për zgjedhjet vendore të 14 majit.