Kryebashkiaku aktual i Tiranës, Erion Veliaj, është fitues i zgjedhjeve të 14 Majit me një diferencë të madhe me kundërshtarët e tij, sipas sondazhit të parë të realizuar nga Top Channel në bashkëpunim me kompaninë “Angi Richerce”, për periudhën 20-25 mars.
Nëse qytetarët e Tiranës do të votonin sot për Bashkinë, sondazhi nxjerr fitues Veliajn me 53.8% të votave, kundrejt 32.9% për Belind Këlliçin. Pra, mes tyre ka një diferencë prej 21 pikësh, çka e bën Veliajn fitues të padiskutueshëm të garës në Tiranë.
Edhe në sondazhet e tjera të publikuara deri më sot nga EuroNeës apo Report TV, Veliaj shfaqet në kuota të njëjta pikësh.