Lulzim Basha dhe Ilir Meta janë 2 politikanët që nuk ngjallin aspak besim te shqiptarët. Në duelin mes Enkelejd Alibeajt dhe Sali Berishës, me të 2 që pretendojnë drejtimin e opozitës, më shumë shqiptarë kanë preferuar më shumë ish-kryeministrin.
Më konkretisht, pyetur se “cilët nga liderët politik të jep më shumë besim”, 27% kanë votuar Sali Berisha, 8% Enkelejd Alibeajn, 1% Ilir Meta dhe Lulzim Bashën. Më i preferuar i është kryeministri Edi Rama, që ka marrë pothuajse shumicën e votave, më konkretisht 49%. Interesante është fakti se për liderë të tjerë kanë votuar 10%.