Partia e Lirisë pritet të depozitojë sot në KQZ kërkesën për tu regjistruar në koalicion me 3 parti të tjera. Burime për gazetarin e Report Tv Arbi Fortuzi bëjnë me dije se Meta pritet të regjistrohet së bashku me PBDNJ-në e Vangjel Dules, Ballin Kombëtar dhe Partia Demokristiane.

Politikisht janë dakord dhe kandidatët e dala nga ‘Primaret’ pritet të jenë edhe kandidatët e këtij koalicioni por mënyra se si do të regjistrojë Berisha listat e veta për anëtarë të këshillave bashkiake është ende e paqartë. Apo do të kenë një listë të përbashkët me Metën? Edhe kësaj përgjigjeje ende nuk i është dhënë përgjigje.