Familjaret e 21 Janarit animojnë në GJKKO vendimin e SPAK qe ia dërgoj për kompetencë ne prokurorinë e Tiranës kallëzimin e tyre.

Kërkesa do të shqyrtohet në dhome këshillimi më 29 Mars nga gjyqtarja Elsa Ulliri.

Kujtojmë se për 21 janarin familjarët kanë kërkuar që dosja të merret në dorë nga SPAK, sepse nuk kanë besim të Prokuroria e Tiranës, mirëpo Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompentencë, jo vetëm për padinë e tyre të depozituar më 16 shkurt, por edhe atë të bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste për 21 janarin.

Kreu i SPAK, Dumani ka deklaruar se SPAK është një pritje se çfarë do të dalë nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, për të marrë ndërmarrë hapa të mëtejshëm.

Ai thekson se në rast se nga hetimet do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi, atëherë dosja do të merret në dorë nga vetë SPAK, siç ata kërkojnë.