Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, së bashku me ministrenpër Sipërmarrjen Edona Bilali kanë takuar pas lirimit gruan e re që u arrestua nga një gjykatë në Shkodër, ndonëse ishte lehonë me fëmijën e saj vetëm pak ditëshe, për një gjobë prej 250 mijë lekë të reja.
Rasti shkaktoi edhe mjaft reagime në rrjet ndër të cilat edhe prej atyre të qytetarëve të gatshëm të paguanin gjobën dhe Diana Bahçja të lihej e lirë, e made u dhe objekt diskutimesh politike në parlament.
Spiropali e cila u bë pjesë e fushatës për lirimin e nënës së re shkruan pas kësaj fotoje të publikuar:
“Diana Bahçja është e lirë pranë foshnjes dhe familjes së saj.
Një apel i ndjerë për të gjitha gratë që të ngrenë zërin dhe të luftojnë kur të drejtat e tyre shkelen.
Bashkë me Edonën dhe Valbonën, drejtoreshën e Shërbimit Social Shkodër, i bëmë vizitë në shtëpi për t’u gjendur pranë Dianës dhe familjes së saj, me të gjitha mundësitë që mekanizmi institucional ofron, por edhe si gra, si nëna, si njerëz”.