Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim pune në SHBA me ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi si dhe Lois Frankel, kryetare e grave demokrate.

Në takim, ku ishin të pranishme edhe përfaqësuese të tjera të Kongresit Amerikan, u diskutua për çështje të sigurisë, drejtësisë dhe fuqizimit të grave në zonat e konfliktit.

Spiropali theksoi se roli i Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit është thelbësor mbi ndërmarrjen e iniciativave për ndëshkimin e agresorëve si Rusia e Putinit dhe mbështetjen e Ukrainës apo vendeve të tjera që vuajnë pasojat e luftës.