Gazetarja Dorjana Bezat ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Zona Zero”, ku ka zbuluar detaje të reja në lidhje me hetimet mbi sulmin terrorsit të pak ditëve më parë ndaj Top Channel.

Bezat deklaroi se paraprakisht dyshohet që makina e autorëve të ketë pësuar defekt, prandaj ata janë detyruar ta braktisin pasi kryen sulmin. Për këtë arsye policia po kontrollon dhe serviset për të zbuluar diçka të re.

“Ka dyshime që makina e përdorur nga autorët të ketë pësuar një defekt pas sulmit të kryer në godinën e Top Channel për shkak se ishte braktisur në mes të rrugës. Po ashtu, Në asnjë ngjarje kriminale Kavaja nuk është përzgjedhur si vendi ku krimineli zgjedh të djegë makinën, pasi zjarrfikësja mbërrin shumë shpejt, ashtu siç dhe mbërriti në këtë rast. Pjesa e parme e makinës është pothuajse e paprekur pikërisht sepse zjarri u shua shpejt. Dhe në këto dyshime, po kontrollohen dhe servilet pasi makina mund të ketë qenë në servis para përdorimit.”- deklaroi Bezat.