Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar për herë të parë për sulmin ndaj “Top Channel”, ku për pasojë mbeti i vrarë një person, Pal Kola, roja i sigurisë.
Në një shkrim në rrjetet sociale, Arbana ka shprehur trishtimin e saj në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe ka falenderuar publikun për mbështetjen. Por, moderatorja ka zgjedhur të mos japë asnjë informacion apo detaj në lidhje me vazhdimësinë e “Big Brother Vip”, ku banorët e këtij formati ende nuk kanë asnjë informacion rreth asaj që ka ndodhur, megjithëse mbrëmë dëgjuan të shtënat.
“Këto 24 orë kanë qenë të vështira për mua dhe gjithë kolegët e mi dhe nuk është e thjeshtë të gjej fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen, trishtimin dhe zemeratën që ndjej. Shikues e publik që gjatë gjithë ditës sot nuk i ka kursyer mesazhet kurajoze ndaj nesh dhe për këtë ju jam falenderuese gjithmonë. Nuk gjej fjale për të ngushëlluar 3 fëmijët e Palit që sot humbën babain, përveçse të lutem që Zoti tu japë forcë të perballojnë humbjen e një njeriu të pafajshëm që sot është heroi im dhe i qindra kolegeve. Bashkë do jemi me të fortë.”- tha Arbana.