Juristja Brizida Gjikondi tha se takimet e kryera dje nga ambasadorja Yuri Kim me përfaqësuesit e partive politike kishin një mesazh të qartë: se SHBA nuk e njeh politikisht ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ajo thotë se pas takimeve të fundit, ka gjasa të forta që koalicioni Meta-Berisha të shkojë drejt krisjes, sepse edhe Metën shtoi ajo një numër i madh i personave brenda bazës së PD e konsiderojnë “mish të huaj”.
“Takimet për t’i dhënë mesazh SHBA. Nuk je i njohur nga SHBA. SHBA nuk kanë skrupuj kur duan të arrijnë një qëllim.
Besoj se po, nuk rrezikohet vetëm nga ndonjë gjë që I është thënë Metës në takim, por nëse Berisha e ka kuptuar është fakti se bazë PD e sheh IIir Metën si mish të huaj. Besoj se lei po ngurron, por ka një afat deri më 15 mars ”, tha ajo në studion e Tirana Live në ABC News.