Pas takimit të presidentit Bajram Begaj me homologun e tij azerbajxhanas, vëmendje të madhe mori dora e fashuar. Sipas mediave, Presidenti kishte një problem në lëvizjen e dorës ndaj kreu ndërhyrje në tendinë.
Begaj bën me dije se çështjet që ishin në fokus të diskutimeve ishin çështja energjitike dhe rajoni, por ede thellimin e marrëdhënies mes dy vendeve.
“Bisedimet tona u fokusuan tek çështjet e energjisë dhe rajoni, si dhe tek mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dy palëshe, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit”, njoftoi Begaj.
Më tej Begaj thotë se ka shprehur “besimin se fryma e bashkëpunimit dhe e mirëkuptimit që ekziston midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit do të çojë përpara marrëdhënien mes dy vendeve”. Ndërsa siç vihet re edhe në foto, presidenti, Begaj kishte të fashuar dorën e tij të djathtë.