Alban Daci/
Situata politike në PD ose rreth saj është zhvilluar me parimin e lojës së pokerit “All- in”! Pra, palët kanë luajtur për gjithçka ose asgjë!
Ky lloji pokeri u zhvillua në kushte jo të mira e aspak normale, sepse ashtu është situata në të cilën është zhvilluar politika shqiptare në 30 vitet e fundit! Dallimi mes palëve ishte:
– Njëra palë vendosi “All-in”, duke besuar tek forca e një lideri apo personi të vetëm
– Pala tjetër luajtin “All-in” duke besuar në parime të rëndësishme dhe në ideale!
Të parët nuk morën në konsideratë marrëdhëniet me SHBA e zgjodhën rrugën e përballjes me ta! Ndoshta të detyruar, sepse e tillë ishte situata e liderit/personit që besonin! Po ashtu, në kushtet e një dëshpërimi të thellë të ndodhur jashtë në kohë e në hapësirë, nuk e morën në konsideratë kohën e qëndrimit të gjatë në pushtet, të konsumit dhe po ashtu faktit se shoqëria shqiptare, ndoshta me ritme të ngadalta ka evoluar! Në fakt këta nuk e pranonin evolucionin dhe ecnin me parimin e ndalimit të kohës sipas dëshirave dhe nevojave të tyre! Këta luajtën “All-in” dhe humbën “All-in”
Pala e dytë që doli fituese nga ky proces dhe fitojë “All-in”, kishte disa avantazhe shumë të rëndësishme:
1. Mosha relativisht e re. Koha nuk ishte një kërcënim për ta;
2. Shumë prej tyre nuk kishin konsum të tepruar politik e për pasojë as mëkate të mëdha në supe;
3. Marrëdhëniet me SHBA i konsideruan të domosdoshme, pazëvendësueshme, kryesore e vitale;
Atë që nuk e kuptojnë disa është fakti se po përgatitet një elitë e re në PD, që ka pak ose fare lidhje me të kaluarën e tranzicionit dhe po ashtu nuk e ka urgjente marrjen e pushtet, por synon krijimit e një establishmenti të ri politik që do të ketë një projeksion të paktën për 20 vitet e ardhshme. Pushteti për ta nuk është mjet ekskluziv për karrierë e privilegje, por si mekanizëm i domosdoshëm për të qeverisur dhe për të bërë ndryshme të kërkuar nga realiteti!
Realitetet politike duke u nisur në Itali janë në një fazë të transformimit të thellë të konfigurimit. Mjafton të shikojmë atë që po ndodh në PD italiane! As Shqipëria nuk do të jetë e përjashtuar nga këto ndryshime konfigurimesh e mund të them se Shqiepria është disa hapa para me vendet e tjera të Europës! Në Shqipëri jemi në pjesën më interesante të nisjes së konfigurimeve politike. Nëse dikush e mendon se Rama është i përjetshëm e ka gabim! Nëse ndonjë tjetër mendon se Rama është në momentin më të mirë politik edhe këtë e ka gabim! Po ashtu fundi politik i Ramës është ndoshta më i afërt sesa mendohet e përshpejton procesin e konfigurimeve në politikën shqiptare!
Nëse ka persona që në gjithë këtë histori e lidhin vetëm me Bashën Edhe këtë e kanë gabim! Nëse të tjerët mendojnë se Basha është i vetëm e ska asnjë tjetër edhe këtë e kanë gabim!