Më shumë se 55.4 për qind e qytetarëve të Tiranës mendojnë se gjërat në Tiranë po ecin shumë më mirë nën drejtimin e Bashkisë nga Erion Veliaj.

Në sondazhin e publikuar mbrëmjen e sotme nga “Euronews”, rezulton se transformimi i Tiranës vitet e fundit gjen mbështetje në shumicën e qytetarëve në kryeqytet.

Numri I atyre që vlerësojnë ndryshimet në Tiranë ka ardhur në rritje. Kështu nga 54 për qind e mbështetjes nga sondazhi I parë, tashmë kjo mbështetje ka arritur në 55.4 për qind të qytetarëve.

Shumica e shohin Tiranën pozitivisht sa i takon gjetjes së një vendi pune, klimës së biznesi si dhe mundësive për të krijuar një familje dhe rritur fëmijë.