Mbi 40 viktima u raportuan nga përplasja e dy trenave në Greqi.

Në seancën e sotme plenare në Kuvend, u mbajt një minutë heshtje për viktimat e kësaj tragjedie në shtetin fqinj.

Përplasja e një treni mallrash me një tren pasagjerësh rezultoi katastrofal. Me mbi 40 viktima dhe dhjetëra persona të tjerë u raportuan të plagosur.