Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar për tragjedinë e ndodhur në Larisa të Greqisë.
Në një postim në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe u uron shërim të shpejtë të personave të lënduar.
“Shumë i prekur nga lajmi për aksidentin në Greqi. Ngushëllime familjarëve të viktimave dhe shërim të shpejtë të lënduarve nga kjo tragjedi!
U prehshin në paqe!”, shkruan Veliaj.