Pronarët e marketit, të cilit i vunë eksploziv në Kamëz, kanë deklaruar se nuk kanë konflikte dhe nuk e dinë se kush mund të jenë autorë të ngjarjes.
Autori dallohet përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, por për shkak të errësirës nuk është i mundur identifikimi.
Marketi është në emër të Arbi Qarrit, djalit të ish-presidentit të klubit futbollistik të Kamzës, Naim Qarrit. Nuk është hera e parë që Qarrit i vendoset tritol. Në vitin 2017, një sasi eksplozivi iu vendos në makinë.
Nga shpërthimi është dëmtuar vetrata anësore e marketit, ndërkohë grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.