Dëmet e shkaktuara nga tërmetet katastrofike në Turqi në fillim të shkurtit kanë arritur shifrën e 103.6 miliardë dollarëve, që është rreth nëntë për qind e PBB-së së parashikuar për vitin 2023, njoftoi sot Ministria e Financave në Ankara. Kjo shumë është gjashtë herë më e lartë se dëmi i shkaktuar pas tërmetit në Marmara në 1999.
Pjesa më e madhe e dëmeve, 54,9 për qind, është shkaktuar në objektet e banimit, në vlerën 56,9 miliardë dollarë, raporton portali turk “NTV”.
Dëmet në objektet publike infrastrukturore dhe komunale janë 12.9 miliardë dollarë, ndërsa në sektorin ekonomik dëmi është 11.8 miliardë dollarë.
Kjo shifër përfshin dëmet e shkaktuara në energji, turizëm, shëndetësi, arsim dhe sektorë të tjerë.