Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë ku ish futbollisti Pelayo Novo ka ndërruar jetë pasi u godit nga një tren.

Të martën në mbrëmje (28 shkurt), mediat spanjolle raportuan për aksidentin e tmerrshëm të Novos. Në moshën 32-vjeçare, ish-mesfushori thuhet se u shtyp nga një tren në qytetin Oviedo të Spanjës.

Pelayo Novo e ndërtoi karrierën e tij duke luajtur për katër klube spanjolle, Elche, Cordoba, Lugo dhe Albacete. Ai kaloi edhe një kohë të shkurtër larg Spanjës, duke luajtur për CFR Cluj.

Klubet e tij të kaluara, si dhe skuadrat me të cilat ai shoqërohej, i kanë kushtuar mesazhe të përzemërta që nga incidenti i së martës mbrëma.