Cole Palmer ka fituar çmimin e futbollistit të ri të vitit në Premier League.

Ylli i Chelsea-t, i lindur në vitin 2002, deri më tani ka shënuar 22 gola dhe ka dhuruar 10 asistime në 33 paraqitje në kampionat këtë sezon. Duke marrë parasysh edhe kompeticionet e tjera, statistikat e tij shkojnë në 27 gola dhe 14 asistime në 47 paraqitje në total.