Sali Berisha ka prezantuar pasditen e kësaj të marte kandidatin për Bashkinë Vau Dejës, në zgjedhjet e 14 majit, Zef Hila, për të cilin u shpreh se ai do të dorëzojë mandatin e deputetit, për të kthyer bashkinë, sipas Berishës, në shtëpinë e parë të qytetarëve.

“Unë kam një nder të veçantë, kënaqësi të madhe të vij sot për të paraqitur para jush për kryetar të bashkisë së Vaut të Dejës., qytetar të parë të kësaj bashkie, njërin nga qeveritarët lokalë më të aftë, më të shkëlqyer që ka patur dhe ka PD. Njërin nga deputetët e saj më aktivë, avokat i juaj, i interesave tuaja në parlament, i palodhur dhe i pamposhtur.

Unë kam dekada bashkëpunimi me Zef Hilën dhe ajo ç’ka mund të ju them ju, ka qenë dhe është gjithnjë një drejtues, udhëheqës, menaxher, i suksesit, eficent, mbi të gjitha Zef Hila është njeriu që ju do ju, njeriu që zemra, shpirti ju rrah për ju. Njeri që e ndjen veten njërin prej jush dhe të detyruar pafundësisht ndaj jush”.

Në qershor 2019, me propozim te ministrit Sander Lleshaj, Zef Hila u shkarkua si kryebashkiak, pas sulmeve të dhunshme të ndodhura në KZAZ nr 6 në Bushat.

Hila dhe te tjere persona dogjën materialet zgjedhore. Nga ngjarja mbetën të plagosur tre efektivë policie. Keto zgjedhje, Sali Berisha dhe Ilir Meta ia servirin serish Vaut te Dejes per kryebashkiak.