Ukraina po lëviz autokolona të shumta ushtarake me targa dhe shenja identike për të “ngatërruar inteligjencën ruse”, ka sugjeruar një kolonel separatist në pension.
Nënkoloneli në pension Andrey Marochko i “Milicisë Popullore të Republikës Popullore të Luhanskut” – një grup separatist i mbështetur nga Rusia – i tha agjencisë shtetërore të lajmeve TASS se autokolona identike me pajisje ushtarake ukrainase ishin parë në vende të ndryshme në rajonin Donetsk të Ukrainës brenda një hapësirë të shkurtër kohe. Ai vazhdoi të pretendonte se kjo ishte një taktikë për të ngatërruar Rusinë.
Duke cituar të dhënat e inteligjencës ruse, Marochko pohoi: “Në një numër lokalitetesh të populluara në frontin Seversk, po vëzhgohen autokolona identike ushtarake ukrainase.
“Vërehet se në një hark kohor të shkurtër… në mënyrë të dukshme, të njëjtat automjete ushtarake dhe pajisje të blinduara të formacioneve të armatosura ukrainase po kalojnë [nëpër komunitetet].“Mjetet kanë të njëjtat targa dhe topat e tërhequr kanë veçori identifikuese dalluese të fituara gjatë përdorimit”.