Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku ka dhënë më shumë detaje rreth urës mbi lumin Buna që do të lidhë Shqipërinë me Malin e Zi.

Gjatë fjalës së saj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Balluku ka deklaruar se ky investim do të kushtojë 1.5 miliardë Lekë, teksa ka thënë se investimi do të ndahet 50 me 50 mes dy vendeve.

Belinda Balluku: Me ndërtimin në Urën e Bunës, një urë që është 310 metra, do të përshkrohet vetëm në 2 minuta, duke ju dhënë mundësi vizitorëve që janë numra të konsiderueshëm. Bëhet fjalë për mbi 360 mijë turistë që lëvizin dhe mbi 170 mijë qytetarë nga Mali i Zi që vizitojnë Shqipërinë. Kjo është një punë dhe një investim që do të bëhet duke e ndarë investimin mes 2 vendeve. Parashikohet që investimi të shkojë rreth 1,5 miliardë Lekë, që do të ndahen 50 me 50 mes vendeve tona. Keni nisur nga puna që projektimi, dokumentacioni dhe çdo gjë tjetër të kryhet nga FSHZH-ja sa më shpejt.