“Jam shumë i lumtur që kemi arritur të sigurojmë financime për kampusin e kolegjit të Europës në Tiranë”.
Kështu njoftoi Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, sipas të cilit, garantimi i fondit është një sinjal i fortë se anëtarësimi i Shqipërisë është afër.
“Për mua ky është një sinjal i qartë se anëtarësimi është afër. Kjo është arsyeja pse jam shumë krenar se do të jemi në gjendje që të nisim procesin e pranimeve qysh në shtator të këtij viti. E vetmja gjë për të cilën kemi nevojë është një ndërtese e bukur ku kolegji mund të vendoset dhe ne do të ofrijmë financimin”, tha Komisioneri.
Zyrtarët e lartë Oliver Varhelyi dhe Josep Borrell po mbajnë një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama në Tiranë, në përfundim të mbledhjes së parë jashtë Brukselit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit.